Telegrafi

Agim Bahtiri kërkon tubim masiv në Mitrovicë PRO hapjes së Urës së Ibrit

Ish kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, konsideron se është koha për organizimin e një tubimi masiv të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Jugut ku do të kërkohej hapja e Urës së Ibrit.

Bahtiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë “mendoj se është koha për të organizuar një tubim madhështor, në të cilin, qytetarët e Veriut dhe Jugut të Mitrovicës, njëzëri kërkojnë hapjen e Urës së Ibrit, sepse kjo Urë është e mbyllur padrejtësisht dhe si e tillë po cenon lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

“Çdoherë bashkarisht me ju kemi vendosur për gjithçka sa i përket qytetit tonë, andaj ju lutem përcaktohuni nëse jeni PRO mbajtjes së këtij tubimi, rrjedhimisht PRO hapjes së Urës”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka kërkuar që postimi i tij të shpërndahet, “që ta shohin edhe të tjerët”. /Telegrafi/