Kandidati nga radhët e AKR-së për komunën e Mitrovicës, Agim Bahtiri shquhet për karakterin e tij interesant dhe lirshmërinë në skenë.
Ai ka ardhur nga Hollanda në Mitrovicë për t’u bërë kryetar komune, me ç’rast ia arriti që të qeverisë për katër vjet.
Mesa duket jashtë politikës dhe atmosferës televizive, ai është një person krejtësisht tjetër, shumë familjar dhe gazmor.
Këtë e vërteton një video e publikuar së fundmi në Gjirafa, e cila e shfaq atë duke kërcyer nën ritmet e daulleve në një dasmë.
Nga videoja, duket se ai e shijon pafund atmosferën ‘e ndezur’, teksa përveç biznesit, ia ka dorën edhe vallëzimit. /Telegrafi/