Telegrafi

Agim Bahtiri intervistohet nga Prokuroria shkaku i deklaratës për vëllavrasje

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lexo po ashtu Reagon Bahtiri: Nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje, i kërkoj Presidentit shpalljen e zgjedhjeve

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj Agim Bahtirit pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Agim Bahtiri është lëshuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Telegrafi/