Telegrafi

Agim Bahtiri ia thotë këngës me çifteli dhe hedh vallen

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në “Ditën e Mërgimtarëve”, e cila është mbajtur në Shalë të Bajgorës.

Ai në këtë aktivitet, është parë të ketë kënduar bashkë me pjesëmarrësit aty, ndërkaq pasi kanë ndalë këngën me çifteli, ai i ka prirë valles nën tingujt e daulles, njofton Klankosova.tv.

Ky aktivitet është i përvitshëm, ndërkaq edhe sivjet është mbajtur nën patronatin e Bahtirit.