Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri si dhe i Obiliqit, Xhafer Gashi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.
Katërshja e Komunave kanë arritur një marrëveshje Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm.
Por, Bekim Jasharin, Agim Bahtirin dhe Xhafer Tahirin nuk i kemi parë ndonjëherë më të hareshëm se në ditët e sotme.
Por, duket se të entuziazmuar me këtë marrëveshje mes katër komunave, tre liderët e komunave kanë hedhur valle pas nënshkrimit të kontratës.
Bahtiri, Tahiri dhe Gashi shihen duke vallëzuar nën ritmet e këngës “Deri te molla e kuqe”, e cila ka bërë bashkë treshen e komunave të lartcekura.
Ndryshe, ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim që zona e Qyqavicës të shërbejë si urë lidhëse në mes katër Komunave të lartcekura, duke përfshirë edhe tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me gjerë. /Telegrafi/