Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit e Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës – rajoni i Ferizajt.
Në këtë takim urimi për mandatin e kryetarit Aliu, zyrtarët policor u shprehën të gatshëm për të bashkëpunuar në çdo segment me institucionin e komunës, me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë për të gjithë qytetarët e Ferizajt.
Komuna e Ferizajt ka një rol aktiv në konsolidimin e një klime të sigurtë, veçanërisht me projektet e synuara për luftimin e dukurive negative në shkolla, të cilat do të ndikojnë në nivelin e përgjithshëm të sigurisë në komunën tonë.