Agim Ademi e ka komentuar shortin e Kampionatin Evropian që para pak çastesh u mbajt në Bukuresht.
Kryetarin i FFK-së ka thënë se është një short i mirë për Përfaqësuesen tonë, pasi Grupi C ka kundërshtar më të lehtë si, Austria, Holanda, Ukraina.
“Ne do të fokusohemi në dy përballjet që do t’i zhvillojmë në muajin mars në Ligën e Kampionëve dhe shpresojmë që t’i kalojmë që të dyja”, ka thënë Ademi.
“Është një short i mirë për ne, pasi Grupi C ka disa kundërshtar më të lehtë dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha, por fillimisht jemi të fokusuar në play-offin e Ligës së Kombeve”.
“Ne kemi kontakte të vazhdueshme me UEFA-n dhe kemi biseduar më së shumti për VAR-in që ta inkuadrojmë në Kosovë”.
“Natyrisht, se ne biseduam edhe për ndeshjet që na presin në Ligën e Kombeve dhe për ligat tona. Në këtë takim biseduam edhe me kryetarin e Rumanisë, pasi aty do t’i zhvillojmë ndeshjen e parë, në rast se kualifikohemi natyrisht”.
“Po ashtu edhe në Amstredam do të shkojmë për t’i shikuar mundësitë tona që të sigurojmë një kamp stërvitor në rast se do të kualifikohemi”, ka shtuar më tej i pari i FFK-së.
Fillimisht Kosova do të ketë punë me Maqedoninë e Veriut në muajin mars në play-offin e Ligës ë Kombeve dhe në rast të fitores, do të përballeshim me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë. /Telegrafi/
The #EURO2020 groups have been drawn! 😍
Which matches are you excited for? pic.twitter.com/CU7SvtNAXq
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 30, 2019