Telegrafi

Agim Ademi i dëshiron mirëseardhje Toni Domgjonit, i uron rrugëtim të suksesshëm me Dardanët

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi i ka uruar mirëseardhje prurjes më të re te Kosova, mesfushorit Toni Domgjoni.

“Presidenti Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e Dardanëve futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë”.

“Nga ana e tij, futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Domgjoni ende nuk e ka kompletuar dokumentacionin nga FIFA për tu bashkangjitur me Kosovës.

Ai është bashkuar me ekipin, por ende nuk dihet se a do të luajë në ndeshjet me Suedinë dhe Modavinë. /Telegrafi/