Telegrafi

Agger: Jemi plot vetëbesim

Agger shënoi golin e fitores 1-0 ndaj Southampton vikendin e kaluar, një rezultat që i rendit Redsat katër pikë prapa vendit të gjashtë, Evertonit, pavarësisht fillimit të tmerrshëm të sezonit.
“Vetëbesimi është një gjë e rëndësishme dhe mendoj se ne e kemi. Ne jemi të mprehtë në top, duam të shkojmë në sulm dhe ne nuk është se vetëm sillemi rrotull dhe mendoj se ky është dallimi”.

“Mendoj se ne po krijojmë më shumë shanse se sa sezonin e kaluar. Nuk e di si janë statistikat, por ndjenja në fushë është se ne krijojmë shanse më të mëdha”.

“Disa ndeshjet e fundit ne kemi luajtur shumë mirë. Mendoj se ndeshja ndaj Tottenham (të mërkurën) ishte një prej ndeshjeve tona më të mira që kam luajtur për në kohë të gjatë – ne i mposhtëm ata në fushë”.

“Është vështirë të krahasohen dy sezonet, por është ndjenjë më e mirë tash”, ka thënë danezi. /Telegrafi/