Site icon Telegrafi

Aggeler: Zgjedhjet në SHBA do të kalojnë në një atmosferë korrekte dhe demokratike

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Aggeler shfaqi shpresën se zgjedhjet në SHBA do të kalojnë në një atmosferë korrekte dhe demokratike.

“Mesazhi im si ambasadore amerikane këtu është mjaft konsistent. Ashtu siç ishte rasti kur kishte zgjedhje në vendin tuaj, është me të vërtetë vendimtare që çdo qytetar të dalë dhe të votojë. Votimi në një demokraci është detyrim i rëndësishëm dhe privilegj i madh”.

“Shpresoj që transferimi i pushtetit të përfundojë në mënyrë të drejtë dhe paqësore, është diçka që ne e presim dhe si të gjithë ju pres të shohim se kush do të jetë fituesi”, deklaroi Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së.

Exit mobile version