Vendosja e sotme në listën e zezë të ish-zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe familjes së tij është dëshmi e mëtejshme se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të sanksionojnë aktorët e korruptuar në këtë vend dhe në rajon, pavarësisht nga pozicioni i tyre, përkatësia politike, apo koha e abuzimeve të tyre, ka njoftuar ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler, përmes një postimi në profilin e saj në “X”.
Siç shkruan Aggeler, në të ardhmen do të pasojnë takime të tjera.
“Është fakt se përpjekjet dhe sanksionet tona nuk mund ta rregullojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u takon zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij vendi të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim”, theksoi ambasadorja amerikane.
Today’s designation of former Deputy Prime Minister for Economic Affairs Kocho Angjushev and his family is further proof the United States will continue to sanction corrupt actors in this country and across the region, regardless of their position, political affiliation, or…
— Ambassador Angela Aggeler (@USAmbNMacedonia) December 5, 2023
Shtetet e Bashkuara e shpallën Angjushevin të papërshtatshëm për të hyrë në vendin e tyre. Nga Departamenti i Shtetit thonë se ndalimi ishte “për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm”./Telegrafi/