Telegrafi

Aggeler: Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut duhet të ndalojnë

Presionet mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut duhet të ndalojnë. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë që të mund të ushtrojnë drejtësi. Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për këtë, tha ambasadorja e SHBA-ve në vend Angela Aggeler.

Ajo theksoi rëndësinë përgjegjësisë të pazëvendësueshme të Gjykatës Kushtetuese në gjashtë dekadat e kaluara, përfshirë edhe të drejtën e shprehjes.

“Në SHBA edhe në Maqedoninë e Veriut kjo gjykat është thelbësore që të mundësohet shoqëri transparencë dhe e drejtë.

Të gjitha duhet ta respektojnë pavarësinë e gjykatave të cilët duhet të jenë të verbër ndaj ndikimeve politike dhe opinionit publik dhe të udhëhiqen nga parimet e parashikuara në kushtetutat tona.

Gjatë gjashtë dekadave të fundit, shtoi ajo, përmes opinioneve, interpretimeve dhe ndryshimeve të ndryshme ligjore, Gjykata Kushtetuese ka vazhduar mandatin e saj për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve në këtë vend dhe ka premtuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së në këto përpjekje.