Site icon Telegrafi

Aggeler për rastin Merko: Vazhdojmë të shikojmë, duartrokasim çdo veprim që e merr seriozisht shpalljen

Ambasadorja amerikane në vend, Angela Aggeler sot tha se po ndjekin situatën dhe po shohin se çfarë efekti do të ketë në sistemin vendas shpallja e Ramiz Merkos për person “non grata” nga SHBA-të.

Aggeler tha se si ambasadë, duartrokasin çdo veprim të Qeverisë që tregon se kjo shpallje është marrë seriozisht.

“Do të vazhdojmë të shikojmë, të shohim se çfarë efekti ka kjo. E di se ka pasur një numër zërash brenda Qeverisë, dhe veprime, për ta marrë shpalljen e fundit seriozisht dhe për ta ndjekur të njëjtën dhe ne e duartrokasim këtë”, tha Aggeler.

Exit mobile version