Site icon Telegrafi

Aggeler: Nuk do të tolerojmë ndërhyrje të politikës në gjyqësor

Ambasadorja e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, ka reaguar pas publikimit të informacionit se Artan Grubi dhe Enver Bexheti tashmë janë në listën e zezë amerikane, duke e quajtur si shembull se politika nuk do të lejohet të ndërhyjë në gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti në listën e zezë të SHBA, sipas Departamentit amerikan të Shtetit

“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkruan në profilin e saj në X, ambasadorja Ageler.

 

Përndryshe, Aggeler më herët ka alarmuar se në Maqedoni të Veriut është epidemi kurse lista e zezë do të shtohet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version