Site icon Telegrafi

Aggeler: Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës më të madh sesa SHBA-të

“Maqedonia e Veriut nuk ka mbështetës dhe partner më të madh në realizimin e qëllimeve sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e di se kjo është përsëritur edhe në takimin mes presidentëve Joe Biden dhe Gordana Siljanovska-Davkova”.

Këtë e tha sot ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, në lidhje me procesin euro integrues të vendit. E pyetur se çfarë do të jetë ndihma e SHBA-ve që është diskutuar në takimin në mes dy presidentëve, Aggeler tha se nuk është diskutuar ndonjë gjë konkrete.

“Siç e kanë thënë tashmë ministri i Mbrojtjes dhe kryeministri, ka më shumë nevoja që duhen zgjidhur dhe meqenëse tashmë bashkëpunojmë në një masë të madhe, ndoshta do të punojmë për zgjerimin e bashkëpunimit që kemi tashmë. Në vitin e ardhshëm ka vërtet synime dhe sfida më të rëndësishme si për Ushtrinë ashtu edhe për Ministrinë”.

“Siç e kemi thënë edhe më parë, ju nuk do të keni përkrahës dhe partner më të madh në arritjen e këtyre synimeve sesa SHBA-ja dhe e di që presidenti e ka përsëritur këtë edhe në takimin me presidenten tuaj”, tha Aggeler, i cili së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajlovski, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Sashko Lafçiski dhe gjeneralët në Armatë, morën pjesë në stërvitjen metodike demonstruese në poligonin ushtarak “Krivolak”./Telegrafi/

Exit mobile version