Nuk ka negociata të reja për anëtarësim drejt BE-së, thotë ambasadorja e SHBA-ve, Angela Ageler në intervistën e saj për Radio Evropa e Lirë.
Ajo thekson se marrëveshjet në Prespë dhe me Bullgarinë janë bërë, ndërsa qytetarët nga qeveria e re presin transparence dhe luftë kundër korrupsionit.
“Demokracia është një gjë shumë e prishtë dhe ne ndoqëm fushatën dhe zgjedhjet të cilat ishin sfidë si për qytetarët ashtu edhe për kandidatët. Megjithatë rezultatet ishin shumë përfundimtare. Zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike, pavarësisht se cilën parti mbështetën qytetarët. Qytetarët u shprehën se duan ndryshim. Qeveria e re e ka të qartë se cilat janë këto ndryshime. Tani është koha e përgjegjësisë dhe secili të mbajë fjalën e dhënë të shohim nëse përputhen aktivitetet me deklaratat në kohë fushate. Deklaruan për parandalim korrupsionit, zhvillim ekonomik, energji dhe infrastrukturë, për rëndësinë e arsimit dhe shëndetësisë dhe ne do ta ndjekim me kujdes”, u shpreh Aggeler.
Sipas saj, Marrëveshja e Prespës ishte historike për vendin.
“Marrëveshja Prespës ishte historike për vendin. E di se është e vështirë për shumë njerëz të pranojnë ndryshimin e emrit. Por kjo ishte marrëveshje ndërkombëtare që Qeveria e atëhershme dhe shumë faktorë ndërkombëtarë u pajtuan. Ne natyrisht ishim jetë e atij procesi dhe kemi duartrokitur. Kjo i ndihmoi Maqedonisë së Veriut të hyjë në NATO dhe fitoi shumë mundësi të avancojë në BE. Ne ishim shumë të kënaqur që kryeministri i ri dhe ministrat e tij thanë në betim “e Veriut”. Tani do të monitorojmë me shumë kujdes se si respektohet. Por siç e thashë që duke respektuar Marrëveshjen e Prespës, e cila është kyçe, dhe sigurisht që ka një rrugë, dhe prioriteti për ne në Shkup, në Ambasadën Amerikane dhe për Uashingtonin, është të kalojmë në ato prioritete shumë të rëndësishme për të cilat duhet të flitet në këtë vend”, tha Aggeler./Telegrafi/