Telegrafi

Age of Empires IV po vjen, tashmë me një lojë të re

Loja e fundit nga Age of Empires u shfaq premierë me një pamje të re dhe tregon gjithë bukurinë e lojës.

Age of Empires IV njoftoi datën e lëshimit për gusht 2021, dhe ekipi i zhvillimit thotë se loja jo vetëm që mori një fytyrë të re, në formën e grafikës së përmirësuar, por që u shtuan një bollëk gërash të reja dhe një grafikë e përmirësuar e përdoruesit, me një fushatë krejtësisht e re.

Fushatat kanë një stil të ri prezantimi, “ushtarët e artë projektojnë ngjarje historike në vende të botës reale sot, duke na dhënë një kuptim realist të vendit se si ngjarjet u zhvilluan qindra vjet më parë”.

Kështu është përshkruar në blogun e kompanisë Xbox.

Sipas asaj që shihet, këto beteja historike kanë një shtrirje epike dhe janë edhe më të besueshme falë mjedisit të tyre historik, i cili duhet t’i bëjë betejat “magjepsëse”.

Përditësimet janë njoftuar gjithashtu për “Edicionet Definitive” të Age of Empires 2 dhe 3. /Telegrafi/