Telegrafi

Agatangjeli predikon të bojkotohet referendumi: Shpresoj që të afërmit tuaj të mos dalin për të votuar të dielën

Në kishën “Shën Kirili dhe Metodi”, Peshkopi Agatangjjel mban një liturgji të shenjtë kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë.

Ai rikujton në shenjtërinë e këtij emri, dhe siç thotë ai, popull biblik që jeton në vend të shenjtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fillim të fjalimit, ai ju tha të pranishmëve se kjo ndoshta është një nga kohët e fundit kur besimtarët po mblidhen nën emrin Kisha Ortodokse e Maqedonisë.

“Unë shpresoj që të dielën më 30 shtator, ju dhe të afërmit tuaj dhe armiqtë tanë, nuk do të votojnë”, tha Peshkopi Agatangjeli./Telegrafi/