Edhe mitropoliti Agatangel ka reaguar për votimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ai thotë se populli ortodoks është i tmerruar nga dhuna e demokracisë, që sipas tyre e ka organizuar Talat Xhaferi.
“Mbështesim plotësisht presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, që të mos e nënshkruaj dekretin e ligjit antishtetëror dhe antikushtetues, i cili u sool në mënyrë jocivilizuese dhe vazele”, thotë Agatangel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai më tej thotë se deputetët që e votuan Ligjin e gjuhëve nuk mund të konsiderohen si përfaqësues të popullit, pasi sipas tij, kanë shkelur rendin kushtetues.
Përndryshe, në seancën e djeshme deputetët me 64 vota “për” votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve./Telegrafi/