Anëtari i kryesisë së Komitetit Ortodoks Maqedonas (KOM), Agatangel ka dërguar një letër të hapur në adresë të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski duke i thënë se duhet të bojkotohet referendumi për të mbrojtur Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
“OBRM është ide dhe maqedonasit për 125 vite janë të lidhur me ide. Që nga themelimi i rezistencës maqedonase me në krye me OBRM maqedonasit kanë pasur krenari. Ju zotëri Mickoski keni mundësi dhe përgjegjësi që të udhëhiqni popullin maqedonas. Ju lutem veproni pa kalkulime matematikore patetike. Ne si popull për momentin nuk kemi shumë zgjidhje. Bllokojeni referendumin për të shpëtuar Maqedoninë” shkruan mes tjerash Agatangel.
Përndryshe, Agatangel njihet si përdorues i gjuhës së urrejtjes ndaj religjioneve dhe kombeve tjera në Maqedoni. Ai ishte edhe një ndër udhëheqësit e protestave të vitit të kaluar që eskaluan me dhunë në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill. /Telegrafi/