Site icon Telegrafi

Agani po punohet për zgjidhjen e problemit me ujëra të zeza

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në një delegacion nga shteti i Hungarisë më në krye zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, László Szabó, së bashku me ambasadorin hungarez në Kosovë, László Márkusz.

Ministri Agani, falenderoi delegacionin hungarez për ndihmën dhe përkushtimin e treguar ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës, ndërsa shtoi se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Agani shtoi se ministria që ai drejton është duke punuar intensivisht në projektin që do të zgjidh problemin e ujërave të zeza në qytetin e Podujevës, por edhe në Liqenin e Batllavës dhe për këtë qëllim ftoi Qeverinë hungareze të participojë në këtë nismë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, László Szabó, i ofroi mbështetje ministrit Agani në projektet mjedisore, konkretisht në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza, në frymën e së cilit do të realizohet edhe projekti në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version