Telegrafi

Agani: Një pjesë e atyre që po kërkojnë largimin tim, deri para tre muajve kanë qenë këshilltarët e mi, s’kanë pasur ankesa (Video)

Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë ka folur në televizionin Rrokum për zhvillimet e fundit në partinë që ai drejton.

Ai në Rrokum Roll ka thënë se, “kryesisht deklarata kundër meje bën sekretari i pezulluar, i cili vazhdon të dërgojë komunikata për media në emër të degëve dhe anëtarëve të PD-së, i cili edhe ka uzurpuar këtë post”.

“Në mbledhjen e 17 shtatorit është vërtetuar pezullimi i tij, i cili ka ndodhur para një muaji”, ka sqaruar Agani.

Ai ka thënë se janë edhe disa kryetarë te degëve, të cilët po privatizojnë aktivitetet partiake, por sipas Aganit, këta janë vetëm disa kryetarë të degëve dhe jo të kryesisë së degëve.

Agani ka thënë se kriza shoqërore ka bërë që te disa, interesi personal të dominon mbi atë të përgjithshëm, dhe fatkeqësisht kjo i ka përfshirë edhe disa anëtarë të PD-së, që kanë dëshmuar se i kanë këto dobësi.