Site icon Telegrafi

Agani: Kosova, model regjional në reformën e Planifikimit Hapësinor

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, mori pjesë në takimin e katërt të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Në këtë tryezë u trajtuan një varg temash me interes në sferën e ekonomisë siç janë: Përmbushja e Detyrave nga mbledhja e tretë e KKZHE-së, Marrëveshja për Stabilizim Asocimin me BE-në – përfitimet dhe hapat e mëtejshëm – MTI&MIE.

Në mesin e temave që u ngritën nga ana e Bankës Botërore , kishte të bënte me raportin e “Të Bërit Biznes 2016” – gjendja aktuale hapat e mëtejshëm si dhe Partneriteti për Zhvillim (USAID).

Në lidhje me këtë temë Ministri Ferid Agani pohoi se kanë bashkëpunuar ngushtë me USAID-in, duke përgatitur dhe nxjerr legjislacion që synon sistem të avancuar, një sistem me standarde të Bashkësisë Evropiane në këtë aspekt”.
Dhe kjo ka bërë që Kosova të jetë model regjional në reformën e Planifikimit Hapësinor.

“Brenda këtij legjislacioni do të kisha përmend udhëzimet administrative të theksuar edhe nga komuteri që janë me rëndësi për këtë qëllim e këto janë udhëzimet administrative për planet zhvillimore komunale, për hartat zonale të Kosovës dhe Komunave si dhe për normat, standardet teknike që kanë të bëjnë me Planfikimin Hapësinor. Jam tejet i bindur në rezultate të mira nëpërmjet reformave të mëtutjeshme, legjislativi e rregullon çështjen e liçensimit të arkitektëve dhe inxhinerëve të ndërtimtarisë të profileve të ndryshme. Në këtë proces ne kemi parë sa është i rëndësishëm ky koordinim ndërministror – ndërsektorial dhe kemi përvoja positive. Unë inkurajoj gjitha institucionet bartëse të aktiviteteve ta promovojnë sa më shumë punën e përbashkët dhe të sigurojmë koherenc të veprimeve”, theksoi ministri Agani. /Telegrafi/

Exit mobile version