Site icon Telegrafi

Agani e Asllanaj diskutojnë për situatën pas vërshimeve

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Feri Agani, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Suharekës, Sali Asllanajn, me të cilin bisedoi për gjendje në këtë komunë pas vërshimeve të fundit.

Kryetari Asllanaj, potencoi se komuna e Suharekës po përballet me problemin e vërshimeve nga ujërat atmosferike, ku pas çdo reshje shiu në mungesë të kanaleve për largimin e ujërave atmosferik po shkaktohen vërshime në rrugët kryesore.
Asllanaj tha se Komuna e Suharekës për vitin 2016 në kuadër të problemeve kapitale ka planifikuar të investojë në projektin “Trajtimi i ujërave atmosferik në rrugën ‘Xhavit Sylaj’”, andaj, kërkoi mbështetje nga MMPH-ja.

Ministri Agani, tha se janë koshient ndaj këtij problemi dhe se do të angazhohen që të gjejnë mënyrë të financimit për këtë projekt, ngase sipas tij, realizimi I tij është i domosdoshëm dhe ndihmon dukshëm në mirëqenien e banorëve dhe njëherit zgjidh problemin e vërshimeve në këtë zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version