Telegrafi

Agani dhe Ahmeti të gatshëm për bashkëpunim

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të enjten në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe Drejtorin e Urbanizmit Liburn Aliun, me të cilët biseduan për mundësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat përkatëse.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, së pari përgëzoi ministrin Agani për postin e ri, dhe shprehu gatishmërinë e Komunës për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve përkatëse.

Ministri Agani falënderoi, delegacionin e Komunës, më në krye Kryetarin Ahmeti, për vizitën dhe u shprehë i gatshëm të ofrojë bashkëpunimin në fushën e planifikimit dhe ndërtimit, më theks të veçantë në zbatimin e ligjit për planifikim hapësinor, ligjit të ndërtimit dhe ligjit për ndërtimin pa leje.

Të dyja palët u pajtuan që sa më shpejtë të formohet një grupi punues për trajtimin e problematikave që shfaqen në terren në fushën përkatëse. /Telegrafi/