Site icon Telegrafi

Agani beson se koalicioni AKR-PD – Nisma Qytetare do ta kalojë pragun

Ferid Agani, përfaqësues i “Listës për Familjen”, ka komentuar mbi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 9 shkurt.

Gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus” në Dukagjini, Agani shprehu bindjen e tij se koalicioni që përfaqëson do të kalojë pragun zgjedhor.

“Me siguri të madhe, po,” deklaroi Agani, duke theksuar përbërjen e koalicionit që përfshin Aleancën e Kosovës së Re, Partinë e Drejtësisë, Nismën Qytetare dhe Intelektuale, si dhe Grupin e Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga Eman Rrahman dhe Visar Korenica.

Ai gjithashtu tha se parashikimet e tij bazohen në njohjen e mirë të mentalitetit të popullatës dhe vlerave tradicionale të Kosovës, të cilat ai beson se do të përkrahin vizionin e “Listës për Familjen”.

Exit mobile version