Site icon Telegrafi

Aftësitë sulmuese të Houthi-ve u ulën, por kryesisht u lanë të paprekura pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA-ja

Sulmet ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë në vendet e kontrolluara nga Houthi në Jemen gjatë fundjavës, lanë të paprekur pjesën më të madhe të aftësisë së grupit rebel të mbështetur nga Irani për të qëlluar në trafikun detar në Detin e Kuq, sipas një raporti të shtunën.

Dy valë sulmesh të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të premten goditën më shumë se 60 objektiva në 28 rajone në përgjigje të sulmeve javë të tëra ndaj anijeve tregtare që përshkonin një ngushticë jetike pranë grykës së Detit të Kuq.

Një tjetër sulm me raketa të shtunën u përshkrua si “veprim vijues” nga Komanda Qendrore e SHBA, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sekretari i Jashtëm britanik paralajmëron sulme tjera mbi Huthit në Detin e Kuq

Duke cituar dy zyrtarë amerikanë, New York Times raportoi të shtunën se breshëritë kishin degraduar rreth 20 deri në 30 për qind të aftësive sulmuese të Houthi-ve, me pjesën tjetër të fshehur dhe jashtë rrezikut.

Sipas zyrtarëve, emrat e të cilëve nuk u përmendën, rreth 90 për qind e vendeve të synuara u dëmtuan ose u shkatërruan.

Sulmet erdhën pas javësh kërcënimesh nga Uashingtoni dhe Londra se mund të ndërmarrin veprime kundër Houthi në përgjigje të dhjetëra sulmeve me dronë dhe raketa ndaj anijeve që lëviznin nëpër Detin e Kuq, duke përfshirë sulmet ndaj anijeve luftarake të dërguara për të mbrojtur anijet tregtare.

Grupi rebel filloi sulmet në mbështetje të grupit terrorist Hamas, me të cilin Izraeli po lufton në Gaza. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version