Vogëlushi që ndodhej me familjarë në një plazh në Sao Paolo të Brazilit, i ka befasuar të pranishmit, me aftësitë e mahnitshme në sërfim.
Derisa ndodhej në dërrasën e madhe të motrës së tij, ai arriti të lëvizte me sukses, megjithëse ishte vetëm në valën e e dytë, pasi këtë sport e kishte provuar vetëm një herë më parë, transmeton Telegrafi.
Madje, fëmija edhe përshëndeste me duar dhe shfaqej i buzëqeshur, i kënaqur me suksesin që po e përjetonte.
Ky veprim që duket i lehtë, është vështirë të arrihet edhe prej të rriturve që e praktikojnë për një kohë të konsiderueshme. /Telegrafi/