Një vajzë ka demonstruar aftësitë e saj në gjimnastikë, duke u ngjitur në litar me këmbë prapa shpine.
Akrobatja e paidentifikuar është bërë virale pasi shpërndau online videon e saj, derisa po ngjitej në litar me këmbë të hapura prapa shpine, transmeton Telegrafi.
Ajo brenda 15 sekondave arrin të ngjitet në maje të litarit vetëm me ndihmën e duarve, derisa këmbët i ka të bllokuara me një shkop prapa shpine.
Kjo video është postuar në Instagram, dhe brenda pak orëve ka fituar më shumë se 6.000 pëlqime. /Telegrafi/