E dashura e këngëtarit Blero, Afrona Dika, tashmë është shndërruar në një nga personat më të ndjekur në rrjetet sociale.
Bukuroshja në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një fotografi, duke njohur miqtë dhe ndjekësit me nënën e saj, transmeton Telegrafi.
Fotografia duket të jetë më e hershme kur Afrona ishte bionde dhe bukuria e nënës së saj na zbulon sekretin e bukurisë së modeles.
Ndryshe ajo para pak ditësh ka ndryshuar statusin e saj në “Facebook”, duke e bërë “E martuar”./Telegrafi/.