Afrona Dika është fytyrë e njohur për publikun dhe nuk u bë e famshme që nga lidhja me Bleron, pasi e tillë ishte edhe më parë.
Ajo ka qenë mjaftë e pranishme me fotografitë nga fushata të ndryshme reklamuese.
Së fundi, bukuroshja shqiptare ka sjell ndër të tjerash dy imazhe në rrjetet sociale gjersa ka pyetur fansat se cila prej tyre u pëlqen.
Një njërën foto, Afrona shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë vjollce ndërsa në të dytin ka ardhur me fustan të tejdukshëm.
“Majtas apo djathtas”, pyet ajo fansat që e ndjekin në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, Afronën ka kohë që nuk e kemi parë në ndonjë projekt të ri të modës. /Telegrafi/