Blogerja e njohur, Afrona Dika, muajve të fundit ka qenë shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë me ndjekësit përplot informacione.
Ajo po vazhdon të jetë e angazhuar në projektet e saj, ndonëse shpesh merr vëmendje edhe me gjërat që poston.
Kësaj radhe, bukuroshja ka bërë një shkrim motivues për ndjekësit, meqë në Instagram numëron mijëra.
“Jeta ka plot sfida ndonjëherë është e bukur, por ndonjëherë e vështirë, mendoj që duhet ta shijojmë çdo moment të jetës sepse është shumë e shpejtë”, ka shkruar ajo.
Ish-partnerja e Bleros theksoi: “Çdo ulje na bën më të fortë dhe na zbukurojnë ngritjet”.
Afrona nga ana tjetër ftoi në emision ish-bashkëshortin e saj, ku kanë folur për gjërat që çuan në ndarjen e tyre.
Ajo dhe Blero janë ndarë para dy vitesh, gjersa tani të dy janë beqarë. /Telegrafi/