Site icon Telegrafi

Afroman rrëzohet nga skena gjatë performancës

Afroman u rrëzua nga skena gjatë një koncerti në New Hampshire të premten mbrëma (18 nëntor), por bëri një rikthim të shpejtë.

Këngëtari 48-vjeçar po performonte me një pije në dorën e djathtë këngën e tij hit “Because I Got High”, kur humbi ekuilibrin.

Teksa këndonte vargun e parë, ai shkoi drejt skajit të skenës, rrëshqiti, pija iu derdh dhe ai ra në turmë, shkruan DailyMail.

Në fillim, publiku ishte i shqetësuar pasi shfaqja ndaloi, por anëtarët e ekipit dhe stafi përreth nxituan për t’u siguruar që ai ishte mirë.

Disa fansa të kujdesshëm dhe ekipi i tij e ndihmuan yllin të kthehej në skenë pas rrëshqitjes, ku ai buzëqeshi për t’i bërë të ditur të gjithëve se ishte mirë, dhe nisi sërish interpretimin.

Rrëzimi në skenë i Afroman vjen pasi policia në Ohio bastisi shtëpinë e tij në gusht duke kërkuar drogë.

Ata dolën me duar bosh dhe interpretuesi nuk u arrestua apo u akuzua për ndonjë vepër.

Afroman nuk është i vetmi personazh i famshëm që ka rënë nga skena kohët e fundit.

Në shtator, Tim McGraw ra gjatë një koncerti në Tempe, Arizona, ndërsa performonte hitin e tij “I Like It, I Love It”.

Gjithashtu, në shtator, Post Malone rrëshqiti në skenë në St. Louis, Mississippi.

Këngëtari, 27 vjeç, ishte në mes të shfaqjes në Enterprise Center dhe rrëzimi rezultoi në atë që ai të godiste kraharorin e tij.

Mjekët nxituan për ta ndihmuar jashtë skenës. Ai u kthye rreth 15 minuta më vonë, për të vazhduar performancën. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version