Një nga Dj-të më të njohur botëror Afrojack, duket se i ka rënë në sy projekti më i fundit i këngëtares Era Istrefi.
“Redrum” titullohet kënga e re e këngëtares Istrefi, e cila është pëlqyer shumë dhe pa kaluar ende 24 orë ka marrë miliona klikime në YouTube.
Afrojack ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për të komplimentuar artisten kosovare për projektin e ri.
Ai përmes një cicërime në “Twitter”, ka shkruar në status ku lëvdon zërin e këngëtares, teksa kërkon më pas nga menaxhuesit që ta kontrollojnë e-mailin e tij të dërguar nga ai për të.
Kujtojmë që Afrojack para dy viteve ka bashkëpunuar me këngëtaren Bebe Rexha në këngën “Hey Mama”, pjesë e së cilës ishin poashtu David Guetta dhe Nicki Minaj. /Telegrafi/