Telegrafi

Afrohet së tepërmi te kafazi, majmuni ia shkulë një tufë flokësh (Video)

Turistja e paemëruar që ndodhej në Cancun të Meksikës, ka përjetuar më shumë se që duhet, kur u afrua së tepërmi kafazit të një majmuni.

Ky i fundit, zgjati dorën dhe ia shkuli një tufë flokësh, pasi t’ia ketë hequr më parë kapelën, transmeton Telegrafi.

“Majmunët tjerë ishin shumë të shoqërueshëm, mendova se edhe ky është i njëjtë. Po luaja me të, sikur të më ketë vjedhur kapelën, derisa më sulmoi” e ka përshkruar ajo momentin dramatik.

Në anën tjetër, raportohet se në këtë kopsht zoologjik ka shumë paralajmërime, që tregojnë se nuk duhet afruar te kafazi dhe asnjë mënyrë të mos iu jepet kafshëve ushqim apo gjëra tjera. /Telegrafi/