Site icon Telegrafi

I afrohet nga pas kalit, i riu e pëson keq – e nokauton me shqelm para syve të babait të tij

Një ngjarje e pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë – bëhet fjalë për një djalë të ri i cili “nokautohet” nga kali të cilit i afrohet nga pas dhe e shqelmon në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë pa ndjenja.

E gjithë ngjarja u zhvillua pas një gare në lojën e polos, ku Matias Seltzer, 21-vjeç, kishte shkuar për të ndjekur nga afër gardën në Buenos Aires të Argjentinës, transmeton Telegrafi.

Megjithatë edhe pse u “nokautua” nga kali, mediat lokale raportojnë se ai ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit është lëshuar nga spitali.

Në video ai shihet duke iu afruar nga pas kalit të cilin e mbante babai i tij Oscar Seltzer, 55-vjeç, që po festonte ditëlindjen e tij.

Por, duket se ardhja nga pas frikësoi kalin i cili reagoi duke e goditur me shqelm në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë të riun dhe lënë pa vetëdije. /Telegrafi/

Exit mobile version