Site icon Telegrafi

Afrohet 31 tetori, a do t’i vendosë filtrat Jugohrom-i? (Video)

Një javë para se të skadojë afatin për vendosjen e filtrave në kombinatin Jugohrom në Tetovë, organizata “Eco guerilla” paralajmëron se nuk do të rrijë duarkryq. Kryetari i kësaj organizate për mbrojtjen e ambientit jetësor, Arianit Xhaferi, nuk përjashton protestat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne shpresojmë që të mbyllet fillimisht, edhe të detyrohet që të vendosë filtrat, fundja gjithmonë kjo ka qenë kërkesa jonë. Varësisht nga zhvillimet në teren ne do të vendosim diçka. Kemi paralajmëruar edhe më herët se mund të vazhdojmë edhe me protesta por edhe me forma të ndryshme të presionit politik, sidomos duke pasur parasysh se tash jemi edhe në prag të zgjedhjeve”, u shpreh për Tv21, Arianit Xhaferi, kryetar i “Eco Guerilla”.

Koordinatorja e “Civica Mobilitas” për përkrahjen e shoqërisë civile, Daniela Stojanovska, që inicioi debatin për ndotjen në Tetovë thotë çdo ndotësi duhet të plotësojë standardet dhe të përkujdeset për ruajtjen e ambientit jetësor.

“Jugohrom ose cilado kompani ose fabrikë që ndotë, nuk ka të drejtë ta bëjë atë gjë. As në bazë të ligjit e as në baza etnike. Ata do të duhet të kontribuojnë në rruajtjen e mjedisit jetësorë”, tha Daniela Stojanova, Koordinatore e Civica Mobilitas.

Besa Tateshi përfaqësuese e Ministrisë së Mjedisit Jetësor iu shmang problemit me ndotjen që po shkaktohet nga kombinati “Jugohrom” në rajonin e Tetovës.

31 tetori është afati i fundit i dhënë nga Qeveria për Jugohromin për përmbushjen e standardeve ekologjike, siç është vendosja e filtrave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit./Telegrafi/

Exit mobile version