Gjatë një ankandi që është zhvilluar në Londër, ofertuesi i paidentifikuar ka ofruar 5.9 milionë euro, për katër karrige të lashta, që i përkisnin dinastisë Ming që dikur sundonte në Kinë.
Për dallim nga të tjerat e asaj kohe, këto orendi mund të palosen, duke e bërë shumë misterioze formën e shfrytëzimin e tyre, transmeton Telegrafi.
Mendohet se u shfrytëzuan nga filozofët që i merrnin ne vete në sallone të ndryshme, apo ishin bartur edhe në luftë nga komandantët e ndryshëm.
Druri i rrallë Huanghuali, prej të cilit janë punuar këto objekte, besohet se është i vjetër rreth 370 vjet, ndërsa shumë pak punime të kësaj epoke janë nga ky material.
Megjithëse u pagua gjithë kjo shumë, pronarit të tyre iu kërkua të mos ulet asnjëherë, ndërsa karriget e lashta afro katër shekuj të mbahen vetëm për ekspozim. /Telegrafi/