Site icon Telegrafi

Afro-amerikania e parë në krye të Chicagos, qytetit të tretë më të madh në SHBA (Foto)

Në Chicago, Lori Lightfoot është përzgjedhur si kryetare e komunës, dhe është afro-amerikania e parë që mbanë pozitën e kryetares së qytetit të tretë më të madh në SHBA.

“Pas plotë vitesh fjalime që Chicago nuk është i gatshëm për reforma, tani më në fund jemi të gatshëm për një gjë të tillë”, ka deklaruar Lightfoot e cila u betua para se ta merrte postin e ri, transmeton Telegrafi.

Ajo ka shtuar se si asnjë zyrtar nuk do të duhej të përfitonte nga funksioni i saj, duke u zotuar se do të aplikoj reforma edhe për brenda policisë.

Demokartja 56-vjeçe, është me profesion gjykatëse, dhe njihet si personi i parë “gay” që është në krye të një qyteti kaq të madh në SHBA. /Telegrafi/

 

Exit mobile version