Telegrafi

Afro-amerikani vritet nga policia në Atlanta, shkarkohet zyrtari policor – jep dorëheqje drejtoresha e policisë

Polici që në Atltanta të SHBA-ve, vrau afro-amerikanin Rayshard Brooks, 27-vjeç, është shkarkuar nga puna, raporton CNN.

Inspektorati policor në Atlanta ka publikuar emrin edhe fotografitë e zyrtarëve policorë të përfshirë në vrasjen e Brooks, fjala është për policët Garrett Rolfe dhe Devin Bronsan.

Policia e këtij vendi kanë bërë të ditur se Rolf që ka kryer vrasjen është shkarkuar, derisa Bronsan ka kaluar në departamentin e policisë së trafikut, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi derisa policia po tentonte të arrestonte Brooks, kur tashmë i ndjeri shtyn njërin nga policët të cilit ia merr elektroshokun – por polici tjetër reagoi menjëherë duke e qëlluar.

Si pasojë e kësaj vrasje, demonstruesit menjëherë kanë dalë nëpër rrugët e Atlantas për të protestuar, kurse restoranti i ushqimit të shpejtë pranë të cili është vrarë i është vënë zjarri.

Shefja e policisë Erica Shields për shkak të këtij incidenti ka dhënë dorëheqje, e këtë e ka konfirmuar kryetarja e komunës Keisha Lance Bottoms.

FBI gjithashtu ka pranuar se është duke hetuar vrasjen e Brooks, derisa policia ka njoftuar se i ndjeri i kishte rezistuar arrestimit pasi ishte konstatuar se kishte konsumuar më shumë alkool se që duhet, në momentin kur iu nënshtruar testit. /Telegrafi/