Jacob Blake i cili po trajtohet në spital pas plagëve të shumta, është prangosur në shtratin e tij, tha familja e afro-amerikanit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, babai i Blake i cili vizitoi djalin e tij në Spitalin Wauwatosa në Wisconsin, tha se ndihej me të vërtet keq, kur e pa se i biri i tij ishte prangosur.
Ndërkohë lajmin për këtë ndodhi të fundit e kishte konfirmuar edhe xhaxhai i afro-amerikanit të plagosur, Justin Blake.
“Kjo është një fyerje për ne”, u shpreh xhaxhai i Jacob Blake.
“Ai është i paralizuar dhe nuk mund të ecë, ndërsa tani e kanë prangosur edhe në shtrat. Pse?”, u shpreh ai.
Ndryshe, Jacob Blake, i cili po trajtohet tash e sa ditë në spital, u qëllua shtatë herë nga një oficer policie. E gjithë ngjarja kishte ndodhur të dielën në qytetin e Kenoshas, kur oficeri po përpiqej ta arrestonte afro-amerikanin. /Telegrafi/