Policia nigeriane ka arritur t’i shpëtojë 70 burra dhe djem nga një shkollë “islamike”, brenda të cilës ishin burgosur dhe keqtrajtoheshin në mënyrat më brutale.
“Në kuadër të hetimeve 67 persona të moshave nga 7 deri në 40 janë gjetur brenda shkollës të lidhur me zinxhirë. Ata ishin viktima të dhunës së paparë dhe trajtoheshin në mënyrat më çnjerëzore”, thuhet në komunikatën e policisë nigeriane, transmeton Telegrafi.
Një nga viktimat ka bërë të ditur se është keqtrajtuar seksualisht, kurse të tjerët janë rrahur vazhdimisht gjatë dy viteve sa kanë qëndruar të burgosur brenda asaj shkolle, me ç’rast policia ka arrestuar një burrë të moshës 78-vjeçare.
Kujtojmë që tre muaj më parë në veriperëndim të Nigerisë janë shpëtuar rreth 300 burra dhe djem tjerë nga një “shkollë islamike”, ku gjithashtu ishin keqtrajtuar seksualisht.
“Shkollat islame” të njohura si “Aladiris” që janë të zakonshme në Nigeri, kurse sipas të dhënave një OJQ-je, rreth 10 milionë fëmijë ndjekin mësimet në to.
Në anën tjetër, presidenti nigerian Buhari ka deklaruar gjatë këtij vitit se qeveria planifikon t’i ndalojë këto shkolla, megjithatë një gjë e tillë nuk është bërë sot kur edhe janë liruar këta persona. /Telegrafi/