Site icon Telegrafi

Afro 16 mijë pako me fletëvotime nga diaspora kanë arritur në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar 15 mijë e 966 pako të supozuara me fletëvotime të cilat janë dërguar nga jashtë shtetit.

Shifrat i ka bërë të ditura për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë pako të supozuara me fletëvotime të cilat po vijnë nga jashtë vendit në kuadër të periudhës së votimit përmes postës. Deri më tani (e enjte, ora 16:00) numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 15 mijë e 966”, tha Elezi.

Po ashtu, ai bëri të ditur se pranimi i këtyre pakove po bëhet me përcjelljen e Policisë së Kosovës si dhe vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave jo-qeveritare të akredituara.

Ndryshe, janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota. /Telegrafi/

Exit mobile version