Kjo vendosje e Hënës në raport me Tokën quhet ‘perigee’, ndërsa këtë vit distanca mes tyre do të jetë 221.567 milje (356.577 kilometra). Në të kaluarën “superhëna” ka ndodhur ne vitin 1955, 1974, 1992 dhe 2005.
Duke qenë se të gjitha këto vite janë shoqëruar me kushte ekstreme të motit, shumë astronomë amatorë frikësohen nga “apokalipsi”. Në vitin 1974 cikloni Tracy thuajse e shkatërroi tërësisht qytetin australian Darwin, ndërsa cunami vdekjeprurës në Indonezi (2005) ndodhi vetëm dy javë para “superhënës”.
Megjithatë, astronomi australian Pete Wheeler mohon mundësinë e ndodhive të tilla të katastrofave. “Nuk do të ketë as tërmet as erupsione vullkanike, përveç nëse kanë pasur të ndodhin”, thotë ai.
Sidoqoftë, kjo ndodhi do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të bërë fotografi të bukura të Hënës. /Telegrafi/