Telegrafi

Afrim Tovërlani publikon listën e Kosovës U-21 për ndeshjen kualifikuese të Euro 2025 – shumë lojtarë nga Superliga e Kosovës

Përzgjedhësi i Përfaqësuesen së Kosovës U-21, Afrim Tovërlani ka publikuar listën prej 22 futbollistëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit.

Dardanët e rinj do të luajnë ndeshjen e radhës kualifikuese për Euro 2025 kundër Izraelit si mysafirë.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet më 10 shtator nga “Gyirmoti Stadion – Gyor” të Hungarisë, me fillim nga ora 21:00.

Për këtë ndeshje, përzgjedhësi Tovërlani ka ftuar plotë 22 futbollistë, ku shumica nga ta vijnë nga Superliga e Kosovës.

Yll Ibrahimi, Diar Vokrri, Ardi Ajdini, Lulzim Peci, Etnik Brruti, Oltion Bilalli, Elvin Gashijani dhe Fatjon Bunjaku janë vetëm disa nga ta.

Më poshtë keni listën e Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Izraelit:

/Telegrafi/