Site icon Telegrafi

Afrim Tovërlani, përzgjedhës te Kosova U21

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës, ku përzgjedh i Kosovës U21, u caktua trajneri i njohur Afrim Tovërlani.

Pas largimit të Michael Nees, përzgjedhës i përkohshëm ishte Albert Bunjaku.

Komiteti Ekzekutiv ka marrë vendim që postin e përzgjedhësit te Kosova U21 t’ia besoj trajnerit të mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlanit.

“KE shqyrtoi ecurinë e ekipeve kombëtare dhe në këtë drejtim mori vendim që për përzgjedhës të Kombëtares U21 të emërojë futbollistin e spikatur dhe trajnerin më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, Afrim Tovërlani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tovërlani ka drejtuar skuadra të njohura në vendin tonë si Prishtinën, Feronikelin, Trepçën ’89 e Ferizajn.

Ai ka fituar katër tituj kampioni në Superligën e Kosovës, ndërsa ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën. /Telegrafi/

Exit mobile version