Afrim Tovërlani duket se është dashuruar në skuadrën e Feronikelit nga Drenasi, klub i cili në dy vitet e fundit ka arritur që të kurorëzohet me titullin kampion në elitën e futbollit kosovar.
Strategu nga Prishtina së fundmi ka refuzuar një ofertë shumë interesante nga klubi United Zurich në Zvicër, raporton Gazetaolle.com.
Ky klub bënë gara në Ligën e Tretë të Zvicrës dhe ka ambicie të mëdha, por trajneri i njohur si ‘Toki’ nuk e ka ndërmend që ta ‘prej në besë’ Feronikelin.
Ai ka refuzuar para të majme teksa në këtë mënyrë ia ka mohuar edhe familjes së tij transferimin në shtetin helvetik.