Site icon Telegrafi

Afrim Muçiqi për vitin që shkoi: Ka qenë më i keqi për shkak të pandemisë

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Afrim Muçiqi, në vitin që shkoi ka qenë një nga emrat më të lakuar në mediet e faqet rozë.

Kjo për shkak se nuk ishte i kënaqur me masat e vëna nga Qeveria ku përfshihej edhe estrada.

Në një intervistë për Telegrafin, ai tha se 2021-shi ka qenë viti më i keq për shkak të situatës së vazhdueshme me coronavirus.

Afrim Muçiqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

“Viti më i keq për shkak të pandemisë është fjala për arsye se edhe ne si i gjithë globi jemi përballur, faktikisht është viti i dytë por me shpresën që vitin që po e fillojmë ishalla qoftë e kaluar siç thotë populli”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu "Boll ma", artistët nga estrada dhe gastronomët protestojnë para Qeverisë së Kosovës

“Sa i përket asaj që kam qenë më i përfoluri është mëse e vërtetë pasi kam qenë më aktiv për arsye se prej natyrës kur unë marrë një obligim që ta përfaqësoj dikë atëherë nuk e marrë vetëm sa për sy e faqe, por mundohem që atë besim që ma kanë dhënë baza, shtatë regjione të Republikës së Kosovës duhet ta çoj deri në fund”, vazhdoi artisti.

Protesta e gastronomëve në dhjetor para Qeverisë së Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ai ndërkaq vazhdon të jetë një nga yjet më të kërkuar në mbrëmje e ahengje muzikore.

I njëjti shpreson që sivjet të largohet COVID-19 e ta vazhdojë lirshëm profesionin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version