Afrim Muçiqi ishte këngëtari i parë i ftuar për vitin 2021 në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.
Në rrëfimin për jetën e karrierën e tij, artisti ka folur edhe për 2020-tën dhe ndikimin e pandemisë tek artistët.
Sipas Afrimit, në masat për luftimin e virusit COVID-19 janë përdorur standarde të dyfishta, pasiqë është lejuar puna e kafiterive ku gjatë ditës kanë qarkulluar 500 deri 1000 klientë, e nuk janë lejuar dasmat.
Muçiqi u shpreh se në kuadër të masave do të duhej të parashihej edhe mbajtja e këtyre eventeve, të cilat do të bëheshin sipas udhëzimeve që do të këshillonte ISHPK.
Ndërsa, në anën tjetër tregoi se do ta mbaj premtimin e tij që pas pandemisë të mbaj një koncert të madh në shesh për të festuar së bashku. /Telegrafi/