Përzgjedhjen e bëri komisioni në përbërje me Prof. Dr. Blerim Rexha, anëtar i bordit të Federatës të Karatesë së Kosovës dhe Ismajl Fazliu, Hamide Ibrahimi, Ermira Statovci e Idriz Musliu.
Kriteret për shpalljen e më të mirëve janë bazuar në rezultatet e fituara në aktivitetet vendore dhe ndërkombëtare.
Për të arriturat e mëdha në arenat ndërkombëtare dhe kombëtare në radhitjen e përgjithshme me 1410 pikë të fituara, klubi më i suksesshëm u shpall “Ippon Prishtinë”, i cili gjithashtu është klubi më i madh në Federatën e Karatesë së Kosovës me 45 garues të regjistruar në vitin 2012. Trajnerja më e suksesshme e vitit 2012 u shpall Shqipe Zogiani.
SPORTISTET ME TE SUKSESHEM TE VITIT 2012
KADETËT: Fortesa Orana, 480 pikë
JUNIORËT: Orges Arifi, 400 pikë
SENIORËT: Afrim Latifi, 480 pikë
/Telegrafi/